Ueullsiani u transferua në Spurs nga Real Madrid në formë huazimi për këtë sezon, por ai deri tani ka zhvilluar vetëm 161 minuta në Premierligë.
The Times raporton se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me 31 vjeçarin dhe nuk dëshirojnë të nënshkruajnë me të pas të mbarojë huazimi i tij.
Pra, Bale në verën që po vjen sipas raportimeve të fundit do të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu, për t’u bashkuar sërish me Zinedine Zidane.
Për momentin, lojtari është i lënduar dhe po i mungon Tottenhamit, të cilët janë të pozicionuar në vendin e gjashtë në Premierligë me 30 pikë.