Tottenham Hotspur refuzon ofertën “stratosferike” të Cityt për Kane

Harry Kane kishte konfirmuar largimin e tij nga Tottenham Hotspur në verën e këtij viti.

Sulmuesi i rrezikshëm Kane mund të përfundojë sërish në Angli, por te Manchester City i cili është i gatshëm t’i plotësojë kushtet e nevojshme për kalimin e tij në “Etihad Stadium”.

“Qytetarët” kanë ofruar një shumë prej 100 milionë euro për anglezin.

Kjo ofertë “stratosferike” sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano është refuzuar për Kane.

“Spurs” nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë aq lehtë Kanen i cili dëshiron me çdo kusht të largohet nga klubi.

E ardhmja përfundimtare e Harry Kane do të vendoset pas Kampionatit Evropian ku ai është i fokusuar me “Tre Luanët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *