Tottenham fiton ndaj kampionit në fuqi, Manchester Cityt

Skuadra e Tottenhamit ka fituar ndeshjen e parë të Premierligës dhe atë ndaj kampionit në fuqi, Manchester Cityt.

Tottenham fitoi me rezultatin minimal 1:0 në stadiumin e tyre në Londër, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me dominimin e Manchester Cityt, pasi mysafirët kishin raste me Cancelo, Gundogan e Grealish, por lojtarët e përmendur nuk e goditën cakun.

Në pjesën e dytë, Tottenham e nisi më mirë dhe gjeti edhe golin me anë të Hueng min Son, i cili realizoi eurogol pas 54 minutave lojë.

Menjëherë pas golit, ‘Spurs’ kishin rast edhe me Bergwijn, por goditja e tij shkoi afër shtyllës.

City deri në fund kishte vetëm një rast, atë me Sterling, por Lloris priti goditjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *