Për herë të parë në vitin 2022, do bëhen disa ndryshime të mëdha sa i përket rregullores për të fituar Topin e Artë.
“L’Equipe” raporton se “France Football” që gjithmonë jep Topin e Artë për futbollistin më të mirë, do bëjë disa ndryshime në këtë vit.
Gazeta franceze shton se katër ndryshime të mëdha do bëhen për Topin e Artë, ku lojtarët më shumë do vlerësohen për paraqitjet individuale.
Ndryshimet e bëra janë:
Paraqitjet individuale të lojtarit do jenë në vend të parë
Rëndësia e Kupës së Botës do vlerësohet për Topin e Artë 2023 dhe jo në vitin 2022
Do të votojnë përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-së
Çmimi tani do të marrë parasysh performancat e lojtarëve gjatë një sezoni, gusht dhe korrik dhe jo një vit kalendarik, janar dhe dhjetor.
Edicioni i ardhshëm i Topit të Artë do të marrë parasysh të gjithë sezonin 2021/22 i cili do të përfundojë në korrik me Euron për femra.
Pour gagner en cohérence, en lisibilité et en clarté, plusieurs évolutions vont intervenir dans le Ballon d'Or. À commencer par le calendrier, qui s'appuiera désormais sur celui des saisons de football. @francefootball https://t.co/XGTdk92uPn pic.twitter.com/b0Tcc8aQiF
— L'ÉQUIPE (@lequipe) March 11, 2022