Top 11 e Serisë A: Gjimshiti titullar, vetëm dy yje të Juves dhe asnjë nga Inter-i

Wyscout ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit të fundit të Serisë A, të bazuar te statistikat e lojtarëve.

Top 11 e kampionatit italian dominohet nga Atalanta në mbrojtje, dy lojtarë të Juventus-it dhe nuk ka asnjë të Inter-it.

Mungon Lojtari më i Mirë i Sezonit i zgjedhur nga Lega Serie A, Paulo Dybala, por kjo është ajo që thonë numrat, që kanë marrë parasysh edhe statistikat në lidhje me fazën mbrojtëse.

Në sulm, Cristiano Ronaldo dhe Ciro Immobile.

Formacioni: Szczesny (Juventus); Faraoni (Verona), Toloi (Atalanta), Djimsiti (Atalanta), Gosens (Atalanta); Kulusevski (Parma), Luis Alberto (Lazio), Gomez (Atalanta), Insigne (Napoli); Immobile (Lazio), Cristiano Ronaldo (Juventus).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *