Tjetër rekord, Sergio Ramos i pavdekshëm në La Liga!

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të historisë. Qendërmbrojtësi në ndeshjen ndaj Huescas arriti një shifër historike në elitën e futbollit spanjoll.

Ai luajti ndeshjen e tij të 500 në karrierë. Ai futet në listën e 10 lojtarëve që kanë arritur të luajnë mbi 500 ndeshje. Ramos është mbrojtësi i tretë që e arrin këtë shifër.

Miguel Soler ka 504 paraqitje dhe do të arrihet shumë shpejt nga Ramos. Manolo Sanchez është mbrojtësi me më shumë ndeshje në historinë e kampionatit spanjoll, plot 523 sfida të luajtura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *