Wolves po zhvillon takimin ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 14’të të Premierligës.
Megjithatë, ajo që mori vëmendjen është një tifoze e Wolves, e cila mbeti me gjak në hundë pasi u godit në fytyrë nga topi.
Anësori i Burnley-t, Maxwel Cornet, arriti të gjuante topin në kënd, i cili u godit me grusht nga portieri i Wolves, dhe topi ra në fytyren e tifozës që gjendej prapa portës.
Tifozët përreth gruas e duartrokitën, teksa ekipet e urgjencës mjekësore e ndihmuan atë.
Wolves po barazon me Burnelyn 0:0.