Goli i fundit i Erling Haaland për Manchester Cityn u festua me një ish-boksier kampion bote që u fut në fushën e Sheffield United.
Norvegjezi realizoi edhe një herë në Bramall Lane dhe gjatë festimit të golit, ai u shoqërua nga një tifoz i cili u largua nga rrethojat e stadiumit për t’iu bashkuar Haalandit dhe të tjerëve.
Haaland ishte i gjithë buzëqeshur kur e pa tifozin dhe festoi me të – por dukej se nuk ishte në dijeni se kush ishte pas shpinës së tij. Tifozi në fjalë ishte Terry Flanagan, një boksier britanik në pension që mbajti titullin WBO në peshat e lehta midis 2015 dhe 2017.
Flanagan nuk e fshehu kurrë dashurinë e tij për Cityn. Ai u hodh mbi Haaland pasi pa 23-vjeçarin të gjente golin, ndërsa i kishte dhuruar edhe një puthje në qafë.
Tifozi më pas u shoqërua jashtë fushës nga stafi i sigurisë, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të pjesëmarrjes në stadiume për të deri në tri vjet…