Tifozi që sulmoi portierin e Arsenalit nuk do të mund të futet më kurrë në stadiumin e Tottenhamit

Tottenham ka marrë masa kundër një tifozi që sulmoi portierin e Arsenalit Aaron Ramsdale në derbin e Londrës të së dielës, të cilin Topçinjtë e fituan 2-0.

Pas fishkëllimës së fundit, portieri u përfshi në një debat me Richarlison dhe, kur ai donte të merrte një shishe me ujë pas portës, u godit nga një tifoz vendas.

Tottenham ka reaguar në një deklaratë dhe ka thënë se janë “shokuar”, duke premtuar se do të marrë masa ndaj tifozit në fjalë.

“Jemi të shokuar nga sjellja e një tifozi që tentoi të sulmonte portierin e Arsenalit Aaron Ramsdale në fund të lojës. Dhuna nuk ka vend në futboll. Klubi ka shqyrtuar pamjet e CCTV për të identifikuar tifozin dhe do të punojë me policinë për të ndërmarrë veprimet më të forta të mundshme, duke përfshirë ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në stadiumin e Tottenhamit”, njoftojnë Spurs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *