Një tifoz i Newcastle Unitedit i kërkoi Cristiano Ronaldos t’i bashkohej skuadrës së tij të zemrës.
Tifozi i Newcastle këtë ia kërkoi yllit portugez përmes një pankarte në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, skuadër ku Ronaldo luan aktualisht.
“Është pothuajse viti 2022, Newcastle United është klub për ty”, shkruhej në pankartën e tifozit vendas.
Ai madje u tall me një imazh të kapitenit të Portugalisë me një fanellë të Newcastle që gjendej në atë pankartë.
Klubi i Newcastle Unitedit ka rënë në duart e sheikëve nga Arabia Saudite dhe pritet të jenë shumë aktiv në afatin kalimtar të transferimeve.
Newcastle United dhe Manchester United ndan pikët në takimin e javës së 20-të në Premierligë.