Humbja e parë në kampionat e PSG-së kundër Rennes në fundjavë ka bërë lajmin e ditës në Francë.
Skuadra kryeqytetase me yje si Messi, Neymar e Mbappe nuk ka goditur thuajse asnjëherë portën.
Kjo i ka zhgënjyer të gjithë, teksa kritikat kanë qenë të shumta. Tifozët parisienë kanë qenë më të ashpër me brazilian Neymar. Ai ka qenë hija e vetvetes, teksa tifozët e akuzojnë se prej javësh ai është jashtë forme.
Kështu rezulton nga anketa më e fundit nga “L’Equipe”, që bën me dije se 66% e votuesve kanë zgjedhur që trajneri Pochetino ta ulë në stol sulmuesin brazilian, ndërkohë që 29% e votuesve të tjerë janë të pavendosur për pozicionin e Neymarit në fushë.