Në prag të përballjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, tifozët suedezë që kanë ardhur në Prishtinë nuk kursyen fjalët e mira për vendin dhe mikpritjen kosovare.
“Është fantastike. Është shumë bukur. Më pëlqen Kosova, është një vend shumë i këndshëm. Shpresoj të jetë një lojë e madhe dhe me të vërtetë shpresoj të fitojmë, sepse kemi nevojë për këtë, sidomos pas barazimit 2–2 me Slloveninë. Na duhen tri pikë këtu,” tha një tifoz suedez para ndeshjes.
Një tjetër nuk ngurroi të shprehë entuziazmin e tij për njerëzit në Kosovë.
“Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Çka pres nga loja e sotme? Mendoj se do të fitojmë.”
Një tjetër tifoz po ashtu theksoi se pret ndeshje të fortë, dhe ishte optimist për ekipin e Suedisë:
“Mendoj se do të jetë lojë e ngushtë, por ne do të fitojmë. Kosova është një vend shumë i bukur, me njerëz shumë të ngrohtë. Ndihemi shumë të mirëpritur.”
Atmosfera festive në kryeqytet, bashkë me pritjen e ngrohtë të vendasve, i ka lënë mbresa të veçanta suedezëve, të cilët shpresojnë që kujtimin e mirë nga Prishtina ta shoqërojnë edhe me një fitore të rëndësishme në fushë. Në prag të përballjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, tifozët suedezë që kanë ardhur në Prishtinë nuk kursyen fjalët e mira për vendin dhe mikpritjen kosovare.
“Është fantastike. Është shumë bukur. Më pëlqen Kosova, është një vend shumë i këndshëm. Shpresoj të jetë një lojë e madhe dhe me të vërtetë shpresoj të fitojmë, sepse kemi nevojë për këtë, sidomos pas barazimit 2–2 me Slloveninë. Na duhen tri pikë këtu,” tha një tifoz suedez para ndeshjes.
Një tjetër nuk ngurroi të shprehë entuziazmin e tij për njerëzit në Kosovë.
“Njerëzit këtu janë shumë të mirë. Çka pres nga loja e sotme? Mendoj se do të fitojmë.”
Një tjetër tifoz po ashtu theksoi se pret ndeshje të fortë, dhe ishte optimist për ekipin e Suedisë:
“Mendoj se do të jetë lojë e ngushtë, por ne do të fitojmë. Kosova është një vend shumë i bukur, me njerëz shumë të ngrohtë. Ndihemi shumë të mirëpritur.”
Atmosfera festive në kryeqytet, bashkë me pritjen e ngrohtë të vendasve, i ka lënë mbresa të veçanta suedezëve, të cilët shpresojnë që kujtimin e mirë nga Prishtina ta shoqërojnë edhe me një fitore të rëndësishme në fushë.