Gjatë një ndeshje të basketbollit në EuroLeague, tifozët serb të KB Partizanit kanë shfaqur “propagandën e tyre të lodhtë” në stadium “Kosova është Serbi”
Nuk janë të rralla parullat anti-Kosovë në ndeshjet që zhvillojnë ekipet serbe në garat europiane.
E tillë ishte edhe propaganda e tyre e fundit që u bë në ndeshjen në mes të Olympiakosit të Greqisë dhe Partizanit të Serbisë.
Gjersa dy ekipet e basketbollit luanin ndeshjen e tyre në kuadër të EuroLeague, tifozët e Partizanit shfaqën një baner të madh në të cilin shkruante parulla e tyre e “lodhtë”, “Kosova është Serbi”.