Tifozët që duan t’í shohin ndeshjet e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar

Kombëtarja e Kosovës në futboll po bëhet gati për tri ndeshjet e zjarrta të shtatorit.

“Dardanët”, fillimisht me 2 qershor do të luajnë si mysafirë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa me 5 dhe 8 shtator e presin dy sfida të mëdha që luhen në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Kosova do të ndeshet fillimisht me Greqinë ndërsa me 8 shtator luan me Spanjën.

Lajmi i madh është se pas një kohe të gjatë tifozët do të mund të kthehen në stadium për t’i mbështetur lojtarët, mbështetje kjo që ka munguar jashtëzakonisht shumë.

Edhe pse me numër të kufizuar, ku do të lejohen vetëm 30 përqind e kapacitetit të stadiumit, gjithsesi, atmosfera në stadium pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Në bazë të udhëzimeve në mbrojtje nga COVID-19, të gjithë ata tifozë që duan të jenë stadium duhet ta kenë një vërtetim qoftë që janë të vaksinuar ose testin që nuk janë të infektuar.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha.

“Krejt tifozët që dëshirojnë të vijnë me i pa ndeshjet e shtatorit duhet gjithqysh me pas njërin prej vërtetimeve që jonë udhëzime prej Qeverisë. Në veri tek tifozët sektorin ku jemi ne, do t’i pajisim me bilete vetëm ata që e kanë kartonin e vaksinimit”, ka thënë fillimisht Berisha, duke shprehur shumë i lumtur që më në fund po kenë mundësi ta mbështetin ekipin e Kosovës.

“Padyshim që ne si lojtar i 12-të i ekipes, i kemi munguar shumë lojtarëve, po edhe neve na ka munguar tribuna, me u bo bashkë prej Kosovës e me i këndu Kosovës dhe me përkrah deri në minutën e fundit. Ne jemi të gatshëm edhe me koreografi për dy ndeshjet e radhës si për çdo ndeshje tjetër që kemi vendos”, ka përfunduar Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *