Tifozët menduan se ishte Messi – City prezanton maskotën e re

Manchester City ka prezantuar maskotën e re që do të jetë i pranishëm në stadium nga edicioni i ri

Të gjithë menduan se para pak orësh kur Citizens postuan se transferimi tyre i ri do të jetë nga një tjetër planet, mendja ishte vetëm te Lionel Messi.

Por, City në faqen e tyre zyrtare në Twitter ka prezantuar maskotën që do të jetë i pranishëm në stadiumin e tyre në edicionin 2020/21.

Skuadra angleze është e interesuar në 33-vjeçarin, që të martën mbrëma dorëzoi letrën për largim nga katalunasit.

Në postimin e tyre zyrtar u bë i ditur se maskota është përforcimi i tyre i ri dhe jo Messi ./Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *