Tifozët kroatë i kanë dalë në mbështetje të madhe Ukrainës, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia.
Tifozët e Dinamo Zagrebit, në ndeshjen e fundit të ekipit të tyre të zemrës kanë shfaqur banerë të ndryshëm, por edhe i kanë kënduar këngë Ukrainës, e cila po përballet me momentet m të vështira në përballjen me agresorin rus.
“Slava, Slava Ukrajini”, që i bie “Lavdi, Lavdi Ukrainës”, kënduan tifozët në tribuna, derisa në baner shkruante: “Mbështetje për njerëzit e Ukrainës”.
Tifozët kroatë “Bad Blue Boys Zagreb” ndër të tjera thonë se e kanë provuar në lëkurë të tyre luftën dhe se e dinë e çka është padrejtësia dhe se çka do të thotë të përballesh me një ushtri disa herë më të fuqishme.
Tifozët e Dinamos i inkurajojnë ukrainasit të luftojnë, siç luftuan kroatët, dhe ta marrin fitoren siç e morën kroatët ndaj serbëve.