Tifozët grekë përdorin laserët për t’i shpërqendruar futbollistët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Megjithatë, në Volos po mungon atmosfera miqësore.

Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.

Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u ankua te gjyqtari për laserët, teksa u bë thirrje nga spikeri zyrtar për t’i ndalur ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *