Tifozët e Milanit ëndërrojnë rikthimin e të “pakalueshmit”

Milani është një nga skuadrat që në vitet e fundit ka pësuar ndryshime drastike duke u kthyer në një nga ekipet me moshën më të re në Evropë.

Megjithatë edhe eksperienca jep frytet e veta dhe shembullin ideal kuqezinjtë e kanë në skuadër.

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë një tjetër ‘temp’ lojës së klubit milanez. Drejtuesit e Milanit të gjendur në këto kushte kanë nisur kontaktet me menaxherin e mbrojtësit Thiago Silva.

Sipas medieve italiane Maldini dhe Boban po punojnë për ta kthyer brazilianin sërish në “San Siro” pasi ky i fundit nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me PSG për të rinovuar kontratën, transmeton oranews.

Ky lajm ka gëzuar tifozët e 18 kampioneve të Serie A të cilët kanë kujtime të mira me Silvan ku vite më parë e konsideronin mbrojtësin më të mirë në botë dhe të pakalueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *