Tifozët e KF Prishtinës: Kryesia, klubin më shumë po e shohin si biznes. Kërkojnë veq me marrë, pa i dhënë asgjë Prishtinës!

Udhëheqësi i KF Prishtinës, Remzi Ejupi së fundi iu është bashkangjitur më fuqishëm zërave kritik ndaj punës së FFK-së, në kohën kur kjo e fundit po pranon urime por edhe falemderime si nga klubet, ashtu edhe nga sportistët, të cilët i janë falemderues për menaxhimin e situatës me Covid19, sidomos në aspektin financiarë, ku është bërë një ndarje proporcionale për sportistët që ta përballojnë sa më lehtë situatën e rëndë nga pandemia.

“Është dashur të mbahet Kuvendi, ka keqpërdorime shumë të mëdha. Shume herë kemi kërkuar që të bëhet një auditim nga jashtë, të pavarur, por jo auditim që e bëjnë ata sipas dëshirës së tyre, thirren se është një auditim i rregullt, por nuk është ashtu. Është një injorancë totale aty brenda. Është një pjesë, një strukturë që punon për interesa personale, kështu që lë shumë për të dëshiruar. Si humbja e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, me atë humbje ne kemi humbur 15 milionë euro. Lë për të dyshuar pse futbollistët nuk arritën të grumbullohen, pse në momentin kyç u infektua përzgjedhësi Bernard Challandes, besoj që nuk ka pranuar të jetë pjesa e ndeshjeve. Shumë ka dyshime të mëdha se si është humbur edhe ndeshja me Slloveninë, lë dyshime në bastore”, ka vlerësuar Remzi Ejupi.

Remzi Ejupi më mirë le të merret më seriozisht me Prishtinën, se ka mbetë ekip për ligë të dytë, e jo krenari e qytetit

Në anën tjetër, të kontaktuar nga “Presheva Jonë” , tifoze te flakte dhe besnik te “FK Prishtinës” kane vleresuar se ne pergjithesi jane te kenaqur me zhvillimin dhe perparimin e futbollit ne Kosove sidomos nese i kemi parasyshe te rinjet, por, ata jane tejet te pakenaqur me ecurin e klubit te tyre te zemres, pasi qe sipas tyre, sot ata nuk mund te krenohen si dikur me KF Prishtinen, e per kete e bejne fajtore udheheqesine e klubit te cilet sipas tyre, ata me shume duan te marrin nga ekipi jone i zemres sesa te japin, me shume e shohin si biznes.

“Per futbollin ne Kosove sigurishte se kemi verejtje, sepse do te donim ta shihnim gjithnje ne nivele te larta, por, kur shohim se sa po punohet per gjeneratat e reja, kjo na bene te jemi optimist se na pret nje e ardhme e ndritur. Ne anen tjeter, une jam tifoz i KF Prishtines, sigurisht se nuk jam aspak i kenaqur pasi qe siq e dini ka vite qe nuk kemi gjasa per kreun e tabeles, e per kete, sikurse une edhe shoket e mi kemi verejtje tek kryesia e klubit te cilet ka vite qe ekipin tone te zemres me shume po e shohin si biznes, me shume po kerkojne me marre nga Prishtina sesa me dhene per te”, eshte shprehur Nuredini, tifoz besnik i KF Prishtines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *