Përkundër thirrjeve që të gjithë njerëzit në zonën e Lombardisë në Itali të qëndrojnë brenda të izoluar nëpër shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbi 300 tifozë të Interit u grumbulluan sot për t’i uruar fat klubit të tyre para ndeshjes kundër Juventusit.
Derby d’Italia, ku përballet Juventusi me Interin, do të zhvillohet të dielën në Serie A në orën 20:45. Megjithatë, kjo ndeshje do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium, transmeton GE.
300-500 tifozë ultras të Interit u grumbulluar në kampin stërvitor të zikaltërve sot, përkundër që kjo është ndaluar nga autoritetet përgjegjëse. Ata hodhën fishekzjarrë, ngritën pankarta dhe kënduan këngë për ta përkrahur ekipin përderisa autobusi i skuadrës u nis drejt Torinos.
Të gjitha këto veprime të tifozëve të Interit janë në kundërshtim me këshillat e qeverisë italiane, që ka këshilluar që të gjithë njerëzit në zonat më të prekura të Italisë nga koronavirusi të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe t’i shmangim grumbullimet me njerëz në maksimum.
Tashmë pritet që e gjithë zona e Lombardisë të izolohet dhe njerëzit të urdhërohen të rrinë brenda shtëpive, përveç në ndonjë rast urgjent. Kjo pasi që në këtë zonë janë identifikuar rastet më të shumta me koronavirus.
Inter fans NEVER lack in support ??
Here's their fans cheering on the team bus before it heads to Torino to take on Juventus ?
?️ IG/marcobarzaghi5 pic.twitter.com/aQwnh6O9Aj
— Italian Football TV (@IFTVofficial) March 7, 2020
Sipas njoftimeve të fundit nga qeveria italiane, 5061 persona janë prekur nga koronavirusi, ndërsa 233 kanë mbetur të vdekur. Në Lombardi janë regjistruar 2742 prej atyre rasteve, ndërsa në Emilia-Raomagna 937.