Edhe pse bëri ndryshim dhe timonin e ekipit ia dha Blendi Shkëmbit, klubi suharekas vazhdon me formë të lëkundur, ku në katër ndeshje të stinorit pranveror ka regjistruar dy fitore, një humbje dhe një barazim. Gjithashtu, Ballkani u eleminua edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, duke u mposhtur nga Llapi.
Kjo nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”. Kryetari i tifo grupit nga Suhareka, Korab Elshani postoi një fotografi së bashku me tifozin legjendar, Kobën.
Elshani tha se së bashku me Kobën u pajtuan që trajnerët duhet të shkojnë në shtëpi sepse Suhareka jeton për sport. Ai gjithashtu shkroi se si tifogrup nuk kanë kohë me humb duke pritur eksperimente.
Në këtë shkrim vërehet në fund edhe fjalia Munishi back, ku lë të nënkuptohet se tifozët suharekas kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit në klub.