Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi po konisderohet si fajtori kryesor që Arsenali pësoi gol nga Manchester City në minutën e dytë të ndeshjes. Mustafi këtë ndeshje e ka filluar si titullar, por që në minutën e dytë të ndeshjes ai ishte në vështirësi.
City kaloi në epërsi me golin e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus që shfrytëzoi për mrekulli hutinë e Shkodran Mustafit dhe porterit Runar Alex Runarsson, të cilët nuk reaguan në kohë për ta parandaluar brazilianin i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Në rrjetin social, Twitter, tifozët e Arsenalit janë duke shprehur mllefin ndaj yllit shqiptar.
“Si është e mundur që Mustafi ka bërë 150 paraqitje për ne”, ka shkruar një tifoz.
Pastaj, një tjetër tifoz i Arsenalit ka shkruar se është e pashpjegueshme se si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk e kanë fituar Kupën e Botës, ndërsa Mustafi po.
Mustafi këtë sezon ka pasur probleme të shumta dhe nuk po arrin të gjejë formën e tij më të mirë, që të zë vendin e titullarit në formacionin e Arsenalit.
Ai ishte transferuar në Arsenal në vitin 2016 nga Valencia.
Arsenal dhe Manchester City janë duke u përballuar në Kupën e Ligës “Carabao Cup” në çerekfinale.
Rezultati momental është baras 1:1, kur po zhvillohen minutat e fundit të pjesës së parë. Golin e barazimit për vendësit e shënoi sulmuesi francez Alexander Laccazette. /Insporti.com/