Tifozët argjentinas çmenden pas Messit, krejt stadiumi e thirr emrin e tij

Lionel Messi padyshim se është prej futbollistëve më të dashur në Argjentinë.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u rikthye së fundi në Argjentinë, pasi Kombëtarja e Argjentinës u takua me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja e cila u zhvillua në Buenos Aires u fitua 3:0 nga vendasit, teksa Lionel Messi shënoi njërin prej golave.

Në një moment, pothuajse të gjithë të pranishmit në stadium e thërriten emrin e tij.

Pas ndeshjes me Venezuelën, Messi tha se është mirënjohës për dashurinë që tifozët kanë për të, raporton GE.

“Kam qenë i lumtur këtu për një kohë të gjatë, që para se të fitoja Kupën. Njerëzit më tregojnë se më duan dhe i jam mirënjohës. Çdo gjë rrjedh natyrshëm, është më e lehtë në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi 34-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *