Thyhet rekordi i biletave të shitura në një ndeshje të Superiores shqiptare. Tirana dhe Partizani po luajnë në këto momente, por ka një shifër zyrtare të biletave të shitura dhe klubi bardheblu ka mbushur arkat mirë e mirë.
Kompania që merret me shitjen e biletave ka bërë me dije se për takimin e sotëm janë 19.590 bileta të shitura në total. Air Albania ka një kapacitet prej 22 mijë e 500 vendësh, ndërsa pjesa më e madhe e stadiumit është shitur.
Një lajm shumë i mirë ky për futbollin shqiptar, por dhe për klubin e Tiranës që e ka kthyer në biznes të mirëfilltë luajtjen e ndeshjeve të tilla në Air Albania.