Thjesht e pabesueshme: Lewandowski zbulon klubin italian që ishte afër të transferohej rreth një dekadë më parë

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka zbuluar se para rreth një dekade më parë ishte afër të transferohej te skuadra italiane, Genoa.

Sulmuesi polak fitoi mbrëmë çmimin e Lojtarit të Vitit nga fansat në Globe Soccer Awards.

33-vjeçari foli pas ceremonisë teksa zbuloi të vërteten pse nuk iu bashkua Genoas në vitin 2010.

“Kam marrë një ofertë nga Genoa në të kaluarën dhe madje shkova në stadium për të parë një derbi kundër Sampdorias”, tha Lewandowski për Sky Sports.

“Megjithatë, e dija tashmë se do t’i bashkohesha Borussia Dortmundit, sepse ata po luanin garat evropiane”.

“Më pëlqen Italia, kaloj shumë kohë atje gjatë verës”, vazhdoi sulmuesi.

Kontrata e Lewandowskit me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *