Theu këmbën në fushë, talenti i Liverpoolit vazhdoi ta shikonte ndeshjen në autoambulancë drejt spitalit

Mesfushori i talentuar i Liverpoolit, Harvey Elliott përjetoi një dëmtim të rëndë në fundjavën që lamë pas.

18-vjeçari theu këmbën pas ndërhyrjes “horror” nga kundërshtari i tij i Leeds Unitedit në takimin që i takoi javës së tretë në Premierligë.

Elliott u dërgua me urgjencë në spital për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në fushë.

Megjithatë, dhimbjet e mëdha që përjetoi nuk e penguan atë t’i përcjellte bashkëlojtarët e tij në lojë përmes telefonit të tij.

Elliott u fotografua i shtrirë në autoambulancë duke shikuar vazhdimësinë e ndeshjes të cilën Liverpool e fitoi 0-3 në fund.

Gjendja e tij u përmisua në spital, megjithatë ende nuk dihet se për sa kohë do të jetë ai jashtë fushave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *