Inter Miami, klubi që është në pronësi të ish-mesfushorit David Beckham është optimist për një lëvizje mahnitëse të Lionel Messit nga Barcelona.
Mediumi i madh anglez, “TheSun” ka zbuluar se Messi është i etur për të përfunduar karrierën e tij në MLS.
Por, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas dy vjetësh, për shkak se Messi pritet ta vazhdojë kontratën me Barcelonën.
Sipas mediave spanjolle, kapiteni i Barcelonës do të vazhdojë me klubin edhe për dy vjet.
Pas përfundimit të asaj kontrate, Lionel Messi do të kalojë në ligën amerikane e njohur si MLS.
Kontrata e argjentinasit me Barçën skadon në fund të qershorit dhe pritet që shumë shpejt të rinovohet ajo.