Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, shënoi fitore në udhëtim ndaj Lirisë, me rezultat 3-0.
Skuadra e Ilir Dajës kishte epërsinë qysh nga minuta e 22-të, kur Gentrit Halili e dërgoi topin në rrjetë për herë të parë.
Almir Kryeziu dyfishoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa Armend Thaqi vulosi fitoren në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Ballkani mbetet lider i Superligës me 43 pikë, gjashtë më shumë se Llapi.
Në anën tjetër Liria përkundër përforcimeve të shumta dhe përkrahjes së madhe nga tifozët në ndeshjen e sotme, nuk po arrin të këndellet as sezonin pranveror.
Skuadra prizrenase është e fundit në tabelë, me vetëm 9 pikë të grumbulluara.