Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur skuadrën turke Sivasspor me rezultat 3-4.
Ishte kjo ndeshja e tretë në Grupin G për suharekasit që kanë tanimë një fitore, një barazim dhe një humbje.
Serinë e golave për kampionët e Kosovës e hapi Armend Thaqi, me një supergol në minutën e 20-të të ndeshjes.
Pas ndeshjes, Thaqi tha se deri sot kanë qenë të kënaqur me pjesëmarrje, por tani kërkojnë diçka më të madhe.
“E filluam keq, por ketu tregohet kualiteti i ekipes. E permbysem rezultatin, ne e rikthyem ne loje pastaj Siassporin me ato gabimet qe nuk eshte dashte te ndodhin. Zoti na ndihmoi dhe shenuam golin e katert”, tha fillimisht ai.
“Deri sot kemi thene qe jemi te kenaqur me pjesemarrje, sot kjo fitore na ka hap shume rruge te bejme diçka me te madhe”, përfundoi ai për Art Sport.