Marcus Rashford nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen e FA Cup të Manchester United kundër Newport të dielën për shkak të sëmundjes, sipas faqes zyrtare të klubit.
Por Erik ten Hag ka paralajmëruar se do të merret me këtë çështje, pas raportimeve që Rashford u pa në një klub nate në Belfast këtë javë.
Kur u pyet për mungesën e Rashford para fillimit, Ten Hag la të kuptohej se situata kisht diça më shumë, duke thënë: “Është një çështje e brendshme. Unë do të merrem me të.”
“Ai u raportua i sëmurë,” tha përsëri Ten Hag pas fitores 4-2. “Pjesa tjetër është çështje e brendshme. Unë merrem me të, do të merremi me të.”
Marcus Rashford mund të përballet me një gjobë prej 650,000 £, ekuivalente me pagën e dy javëve, pasi mungoi në stërvitje duke u raportuar si i sëmurë, pavarësisht se u pa në një klub nate në orët e para të asaj dite.