Teuta ka rihapur garën për titullin kampion, pasi ka mposhtur Tiranën me rezultatin 1-0. Një ndeshje shumë e mirë e djemve të Edi Martinit që i shkaktojnë një humbje të papritur skuadrës bardheblu në “Niko Dovana”.
Takimi u vendos nga një gol i Emiljano Vilës. Sulmuesi gjuajti nga distanca në minutën e 26′ dhe arriti të mposhte portierin Lika. Një rrjetë që ka vlerën e 3 pikëve dhe i prish ecurinë e bardhebluve që kishin 16 fitore në 17 ndeshjet e fundit.
Bardheblutë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Celhaka doli me karton të kuq në minutën e 96′. Kukësi afrohet me 6 pikë tashmë në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e parë me 59 pikë.