Zlatan Ibrahimovic do të ketë shumë sfida për t’i tejkaluar në ballafaqimin e Milanit me Juventusin mbrëmjen e sotme në Serie A.
Suedezi 40-vjeçar pritet ta udhëheqë sulmin e kuqezinjve në San Siro dhe e ka mundësinë ta frymëzojë ekipin e tij drejt fitores ndaj një ekipi të madh për të mbetur në garë për titull në Serie A, raporton Gazeta Express.
Ibrahimovici do t’i ketë tri sfida për t’i tejkaluar këtë mbrëmje, duke nisur me vetë Juventusin.
Suedezi është përballur me Juven 12 herë gjatë kohës si lojtar i Interit dhe i Milanit, por i ka shënuar vetëm dy gola.
Hera e parë ishte në tetor 2010 në humbjen e Milanit 2:1 në San Siro dhe hera e dytë në korrik 2020, një gol i rëndësishëm në fitoren e kuqezinjve 4:2.
Sfida e dytë e Ibrës është rekordi i Silvio Piolas si futbollisti më i vjetër në moshë që shënon kundër Juventusit. Legjenda italiane kishte shënuar kundër bardhezinjve në moshën 39-vjeçare e 174 ditë.
Ibrahimovic mund ta thyejë këtë rekord sonte në moshën 40-vjeçare.
Dhe sfida e tretë është të shënojë gol në shtëpi këtë sezon. Ibra e ka shënuar vetëm një gol deri ani në San Siro këtë sezon, kundër Lazios në shtator.