Juventusi ka marrë një goditje të fortë nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Moslargimi nga Superliga Evropiane, projekti i dështuar nga top klubet evropiane mund t’i kushtojë “Zonjës së Vjetër” me përjashtim nga Serie A.
Gabriele Gravina, i pari i federatës ka thënë se nëse nuk largohet Juventusi nga ai kompeticion deri në fillim të edicionit të ardhshëm do të përjashtohet.
Superliga Evropiane është kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtohet ashpër nga UEFA dhe FIFA të cilët kanë paralajmëruar klubet themeluese se ndaj tyre pritet të ketë pasoja.
Breaking: Italian Football Federation President, Gabriele Gravina, says he is ready to kick Juventus out of Serie A ? pic.twitter.com/tVuwJsvidJ
— ESPN FC (@ESPNFC) May 10, 2021
Krahas 12 klubeve themeluese sa ishin në fillim, tash kanë mbetur vetëm Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona.
“Biankoneri” në Serie A këtë edicion aktualisht ndodhet jashtë zonës që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.