“Tërmet” te Barcelona, jep dorëheqje një nga njerëzit më të rëndësishëm, dyshohet se kishte konflikt me Laportan

Kur u duk se situata në Barcelonë ishte stabilizuar disi financiarisht, por edhe lojtarët dhe rezultati, pas ardhjes së Xavi si trajner, pasoi një tërmet i ri.

Një tjetër njeri i klubit, Ferran Reverter, drejtori i përgjithshëm i klubit, njoftoi largimin e tij nga klubi, njoftojnë mediat iberike.

Vendimin e tij ai ia ka bërë të ditur presidentit, Joan Laporta të martën, duke u shprehur se bëhet fjalë për arsye personale dhe familjare.

“Pothuajse një vit më parë vendosa të largohem nga Gjermania dhe të kthehem në Barcelonë për arsye familjare dhe menjëherë pas kësaj pranova sfidën që presidenti Joan Laporta më ofroi për të qenë drejtor ekzekutiv i klubit. Këta muaj kanë qenë emocionues dhe unë falënderoj Presidentin për besimin e tij dhe veçanërisht për entuziazmin dhe kapacitetin e tij drejtues, kështu që Barcelona tani ka një ekip të lartë drejtues të aftë për ta pozicionuar Barçën si një lider botëror. Personalisht kam investuar shumë përpjekje dhe përkushtim gjatë këtyre muajve, por tani dua të fokusohem në qëllimin për të cilin u ktheva në Barcelonë, e ky është t’i kushtoj më shumë kohë projekteve personale dhe familjare”, tha Ferran Reverter për faqen e internetit të klubit.

Megjithatë, siç merrin vesh mediat atje, arsyeja e vërtetë e largimit të Reverter është mosmarrëveshja e pretenduar me Laporta për kontratën e re të klubit me Spotify për sponsorizimin në fanellë, si dhe emrin e stadiumit, sipas të cilit kompania duhet të paguajë 280 milionë euro për tre sezone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *