Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte shumë e rëndë për Paris Saint-Germainin. Ata u mposhtën nga Real Madridi në 1/8 e finales.
Ndërsa, kjo humbje nuk po kapërdihet nga drejtuesit e deri te tifozët e klubit.
Mediat franceze tani raportojnë se priten ndryshime rrënjësore te klubi i madh francez.
Tashmë pothuajse është e sigurt që Mbappe do të kalojë në Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.
Por, përveç tij, edhe bordi drejtues pritet të largohet.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi, drejtori sportiv, Leonardo dhe trajneri Mauricio Pochettino të gjithë pritet të largohen nga klubi.
? Kylian Mbappé, Nasser Al-Khelaifi, Leonardo and Mauricio Pochettino are all set to leave PSG.
(Source: @Romain_Molina)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 13, 2022