“Tërmet” në futbollin gjerman: Drejtorët e Bayernit në takim të fshehtë me agjentin e Haaland, historia mund të përsëritet

Takimi një orë me Hasan Salihamidzic, si dhe takimi i Oliver Kahn me Mina Raiola, agjentin e yllit norvegjez, Erling Haaland janë nxitur më tej nga thashethemet për një transferim spektakolar.

Erling Haaland do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në botë këtë verë dhe gjigantët botërorë po luftojnë për të dhe përpiqen në çdo mënyrë ta bindin që të nënshkruajë për ta.

Dukej se gjithçka ishte dakorduar mes Haaland dhe Manchester Cityt, por tani mediumi i madh gjerman “Bild” raporton se mund të ketë një kthesë të madhe dhe një “tërmet” të vërtetë futbolli në Gjermani.

Ai nuk është parë kështu për tetë vite, kur Robert Lewandowski kaloi nga Dortmundi te Bayern.

Gjiganti nga “Allianz Arena” shpesh herë dinte t’i jepte një goditje të ashpër Dortmundit duke sjellë lojtarët më të mirë, si Leëandoëski, Hummels e Gotze.

Haaland do të ishte një tjetër goditje e ashpër për “milionerët”.

Sipas Bild, Haaland u takua me Hasan Salihamidzic në mars dhe ata biseduan për një orë në takim. Oliver Kahn u takua gjithashtu me Mina Raiolan.

Bayern padyshim dëshiron të sigurohet sepse ka gjithnjë e më shumë zëra se Robert Lewandowski mund të largohet nga klubi këtë sezon. Ai ka kontratë deri në verën e ardhshme, por nuk dëshiron ta zgjasë dhe padyshim Haaland do të ishte një zëvendësues ideal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *