Ka përfunduar edhe tërheqja e shortit për edicionin 2021/2022 të Superligës së Kosovës.
Tërheqja e shortit e cila është mbajtur nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ka sjellur ndeshje interesante që në xhiron e parë.
Java e parë do të fillojë me duelin e nënkampionit të Kosovës, Dritë ku kundërshtar do të ketë Feronikelin. Ndërsa ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.
Ndërsa, Ulpiana e cila është inkuadruar së Superligë, do të ketë punë me Llapin, Malisheva do të nis në shtëpi ndaj Prishtinës. Dukagjini i rikthyer në elitë do të marr rrugë për Suharekë, ku përballet me Ballkanin.
Java e I – Superliga e Kosovës:
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani
Drita – Feronikeli
Malisheva – Prishtina
Llapi – Ulpiana