Duket sikur Lionel Messi është ngopur nga fëmijët që e xhirojnë brenda makinës derisa pret në semafor pas stërvitjeve me Barcelonën.
Është bërë e zakonshme në muajt e fundit t’i shohësh fëmijët duke vrapuar drejt makinave të lojtarëve të Barcelonës për të xhiruar video, por këtë herë kapitenit Messi nuk i ka pëlqyer veprimi i tyre, transmeton GE.
Messi shfaqi zemërim me zakonin tashmë të përditshëm të këtyre fëmijëve.
33-vjeçari e hapi dritaren e makinës dhe i qortoi fëmijët që e xhiruan.
“Përse kërkoni ta bëni videon e njëjtë gjithmonë? I pyeti Messi ata.
“Tashmë keni bërë shumë video të tilla. Nuk mund ta kaloni tërë ditën këtu”, i qortoi ai ata.
Personi më të cilin po fliste Messi kërkoj falje menjëherë.
Thank you Leo.
That guy had it coming, it's so annoying for the players when they do this on a constant basis. https://t.co/Lvxfpf3ipm
— Noel George #AnimoFati! (@foreverculer_) March 14, 2021