Ter Stegen pritet t’i mungojë Barcelonës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Napolit

Portieri i Barcelonës, ​​Marc-Andre Ter Stegen, thuhet se është në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit më 8 gusht.

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, reprezentuesi gjerman po lufton me një problem të vazhdueshëm të gjurit.

Ai tashmë humbi ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga të Barcelonës në Alaves dhe është i detyruar të kërkojë operacion për të zgjidhur çështjen.

Meqenëse kjo do ta mbajë jashtë deri në tre muaj, me siguri do të bëhet vetëm pasi të përfundojë Liga e Kampionëve.

Nëse Ter Stegen nuk mund ta bëjë këtë, atëherë ish-portieri i Fiorentinës dhe Juventusit, Norberto Neto do të inkuadrohet në portë.

Barcelona barazoi 1-1 ndeshjen e parë me Napolin në San Paolo në muajin shkurt dhe do të luajë ndeshjen e dytë më 8 gusht në Camp Nou.

Blaugranët kanë disa mungesa të konfirmuara tashmë, pasi Arturo Vidal dhe Sergio Busquets janë pezulluar shkaku i kartonëve.

Jean-Clair Todibo, Samuel Umtiti, Ousmane Dembele dhe madje Antoine Griezmann gjithashtu mbajnë lëndime dhe mund të mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *