Tentoi të gjuante penalltinë si Jorginho – tani kemi ekzekutimin më të tmerrshëm në histori të futbollit

Shumica e momenteve komike në futboll ndodhin nga ekzekutimet e penalltive.

Rasti i fundit vjen nga lojtari i Nancy, Simoes, i cili tentoi të kopjonte stilin e ekzekutimit të Jorginho.

Elliot Simoes thuhet se ka fituar çmimin për penalltinë më të keqe të vitit 2022, edhe pse kanë kaluar vetëm 3 ditë nga viti i ri kalendarik.

Anëtari i Nancy, 22 vjeçar, u skuq nga turpi në ndeshjen që skuadra e tij e luajti kundër Rennes, në kuadër të Kupës së Francës.

Lojtari tentoi të bënte Jorginhon, por gjuajti topin shumë larg portës.

Shikoni më poshtë videon e momentit të penalltisë më të keqe për vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *