Sipas Il Tempo, Leonardo Bonucci ishte aq i zemëruar me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo mbrëmë, saqë ai madje i tha: ‘Do të të vras’ dhe mbrojtësi i Juventusit tani mund të suspendohet.
Ka pasur tensione në fushë gjatë përballjes së djeshme për Superkupën e Italisë në “Meazza”.
Bonucci ishte në prag të futjes si zëvendësues për të ekzekutuar penalltinë, por një gol i vonë i Alexis Sanchez prishi planin e “Zonjës së Vjetër”, duke i dhënë Interit Superkupën e tyre të gjashtë në historinë e klubit.
Mbrojtësi italian thuhet se është mërzitur nga festimi i stafit të Interit dhe Il Tempo zbulon se çfarë u tha mes mbrojtësit të Italisë dhe Mozzillo-s.
Sipas raportit, Bonucci tha: “Ti nuk feston në fytyrën time, çfarë f*** po bën? Do të të vras!”
Mozzillo u përgjigj: “Çfarë po bën?” dhe u përpoq të largonte Bonuccin.
#IlTempo ricostruisce la vicenda #Bonucci–#Mozzillo e riporta anche il virgolettato ?️?https://t.co/pI10nEn6a9
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) January 13, 2022
Fatmirësisht nuk pati pasoja për të dy, por sipas raportit, hetuesit federalë ishin dëshmitarë të skenës dhe nëse e kanë raportuar, gjyqtari sportiv mund të pezullojë italianin për ndeshjet e ardhshme të Serie A.