Tyson Fury dhe Deontay Wilder nuk kanë kaluar edhe aq mirë në konferencën e tyre të fundit para rimeçit që zhvillohet në këtë fundjavë.
Boksieri britanik dhe ai amerikan kishin një përplasje mes vete, para se të fillonin fjalimin e tyre për përballjen e dytë.
The Gypsy King e filloi i pari përplasjen, duke provokuar me fjalën ‘The Bronze Bomber’, që më pas e shtyu atë.
U dashtë të ndërhyjë stafi i të dyja palëve në mënyrë që të qetësohej situata dhe duket se do të kemi një rimeç mjaftë të zjarrtë.
Ballafaqimi mes Furyt dhe Wilderit do të zhvillohet të shtunën e 22 shkurtit në Las Vegas, derisa ky i fundit do të tentojë të mbrojë titullin WBC.
Në mediat ndërkombëtare raportohet se fituesi i rimeçit do të përballet me Anthony Joshuan, që thuhet se është i gatshëm që të heq dorë nga titulli WBA, vetëm që të përballet me njërin nga ta.
Tyson Fury and Deontay Wilder stand-off before press conference goes on for full five minutes #WildervsFury2 @Metro_Sport pic.twitter.com/1WTafkM2ES
— Coral Barry (@Coral__Barry) February 19, 2020