Pas shumë muajsh mungesë, në kategorinë e rëndë të boksit do të kemi një meç të madh, ku kampioni i botës, Anthony Joshua do të jetë përballë bullgarit, Kubrat Pulev në Londër.
Dueli Joshua – Pulev do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, rreth orës 23:00, me praninë e vetëm 1000 spektatorëve.
Kjo do të jetë lufta e parë e Joshuas pas 371 ditëve, ku ishte ndeshur me Andy Ruiz në Arabi Saudite, meç të cilin e fitoi.
eterani bullgar, Pulev, ngjitet sërish në ring pas plot 399 ditësh.
Sot janë kryer edhe matjet zyrtare, ku të dy boksierët kishin peshë pothuajse të njëjtë, pasi Anthony Joshua peshonte 108 kg, ndërsa Kubrat Pulev 108.72.
Gjatë matjeve zyrtare, dy boksierët patën një konfrontim verbal që për pak sa nuk kaloi në një përleshje fizike.
Të dy boksierët kishin fjalët për t’i thënë njëri tjetrit.
https://www.facebook.com/anthonyjoshuaboxer/videos/1334366680236139?sfns=mo
E gjitha ato që i thanë kemi rastin t’i ndjekim në meçin që zhvillohet të shtunën nga ora 23:00. /Telegrafi/