Tension mes Messit dhe zv.trajnerit, Barça humb kreun dhe qetësinë

Barcelona kundër Celta ndoshta “i lau duart” me titullin kampion në La Liga.

Veç rezultatit, që nuk ishte i duhuri, ndaj i dha mundësinë Real Madridit të jetë i vetëm në krye të renditjes, me 2 pikë më shumë, ato që shiheshin në fushë në kampin katalanas nuk ishin të mira. Kamerat e “Movistar Partidazo” fokusuan pushimin e shkurtër të skuadrave për hidratim.

Njëra nga “fotografitë” ishte më domethënëse. Një Quique Setien i zhytur në mendime mund të shihet qartë, pothuajse në sfond, duke i lënë lojtarët e tij të pinë ujë dhe të marrin frymë, para se të kthehen në lojë.

Por, qëndrimi i Messit ndaj Eder Sarabia tërhoqi shumë vëmendjen. Sipas pamjeve të kapura nga “Movistar Partidazo”, Eder Sarabia, ndihmësi i Setién, përpiqet të japë disa udhëzime për futbollistin argjentinas, por Messi është i heshtur dhe nuk reagon ndaj fjalëve të tij.

Kur zv.trajneri i drejtohet atij, argjentinasi largohet duke thënë diçka nëpër dhëmbë, që nuk mund ta marrësh me mend.

Pamje kurioze, që tregon se Barça ishte e vetëdijshme se një hap fals në Vigo ishte thuajse lamtumira e titullit dhe nervozizëm në mesin e lojtarëve.

E njëjta gjë ndodh me Rakitic dhe Luis Suárez, në momente të tjera të pushimit për të pirë ujë dhe freskuar. Barça tregoi një tension të madh në fushën e “Balaídos”, ndoshta duke e ditur se po linin jo vetëm pikë, por edhe shanset e mëdha të fitimit të titullit në atë transfertë, ku barazuan 2-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *