Manchester United nuk shkoi dor më larg se barazimi 0-0 kundër Leeds. “Djajtë e kuq” ishin disa herë të pafuqishëm, të paaftë për të çmontuar mbrojtjen e kundërshtarit, megjithëse kishin topin. Një tension që shkaktoi përplasje edhe midis lojtarëve të Solskjaer në fushë.
Sipas mediave angleze, Harry Maguire dhe Fred kishin një debat të ashpër në katërkëndorin e blertë. Kjo ndodhi në pjesën e dytë, kur të dy lojtarët po debatonin për pozicionin. Diskutimi, i cili u bë më i fortë, përfundoi me kapitenin që e quajti partnerin e tij një “idiot mu*i” (i ndyrë).
Kjo është hera e dytë që Maguire përplaset me një lojtar nga ekipi i tij gjatë një ndeshjeje. Ai tashmë kishte debatuar ashpër me Marcus Rashford në barazimin me Crystal Palace, muajin e kaluar. Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, e minimizoi incidentin midis Fred dhe Harry Maguire në fund të ndeshjes: “Ne kemi një grup lojtarësh, që kërkojnë shumë nga njëri-tjetri. Kërkesa te Manchester United është e lartë, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Ne kërkojmë përpjekjet maksimale. Unë isha me të vërtetë krenar për sa të fortë dukeshim, por humbëm pak shkëndija në finalizim, ndaj nuk e fituam dot ndeshjen”.