Gazeta angleze The Telegraph raporton këtë të premte se Erik ten Hag, trajneri i ardhshëm i Manchester United, tashmë ka marrë një vendim për Cristiano Ronaldon.
Kohët e fundit është folur shumë për mundësinë e largimit të portugezit nga stema e Old Trafford në fund të sezonit, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë me Red Devils.
Ten Hag, megjithatë, ka vendosur që ta mbajë yllin portugez dhe madje thotë se “do të ishte marrëzi të mos mbahej Ronaldo i cili ka edhe një vit kontratë”.
Ronaldo ka gëzuar formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni, ku, përkundër moshës, realizoi 18 gola në ligë dhe gjashtë në Champions League.