Temperaturat e larta po sjellin problemet e para në Katar

Vapa e fortë në Doha të Katarit tashmë ka bërë që skuadra e Uellsit të ndryshojë planet e stërvitjes.

Dje, për shembull, seanca stërvitore u zhvendos nga ora 13:30 në 16:00 sipas kohës lokale.

“Ne dolëm për një shëtitje në mëngjes dhe u djersitëm vetëm duke ecur nëpër hotel”, pranoi sulmuesi Mark Harris.

Kjo po konsiderohet si një problem për ndeshjet që do të zhvillohen, me temperatuarat që janë të larta atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *