Telashe serioze për Interin, kompania kineze pritet të shpallet e falimentuar nesër

Pronarët e Interit, Suning, mund të përballen me një goditje shumë të rëndë financiare, pasi gjigantët kinezë të Evergrandes kanë dështuar dhe pritet të shpallen të falimentuar nesër.

“Bloomberg” konfirmon që China Evergrande Group ka dështuar në pagesat e interesit për investitorët ndërkombëtarë.

Agjencia gjermane e shqyrtimit të tregut DMSA ka nisur procedurat e falimentimit, duke u bërë thirrje të gjithë investitorëve të obligacioneve që të bashkohen, kështu që zhvilluesit e pasurive të paluajtshme ka të ngjarë të shpallen të falimentuar nesër.

Evergrande tashmë ka humbur disa afate të pagesave të interesit.

Ky është një lajm shumë i keq për Interin, sepse pronarët e tyre Suning kishin 2.6 miliardë euro aksione në Evergrande Real Estate. Tashmë kishte pasur probleme serioze të likuiditetit në Suning dhe kjo do të jetë një goditje e mëtejshme për portofolin e tyre.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pronari i Suning dhe Interit Zhang Jindong ka humbur 2 miliardë dollarë këtë vit, afërsisht gjysma e pasurisë së tij.

Kjo do të ngrejë përsëri pyetje mbi të ardhmen e Interit dhe planet e tyre për të shitur klubin, veçanërisht me miliarderët e PIF që janë të interesuar, fondin e investimeve saudite që ka blerë tashmë skuadrën e Newcastle United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *