Probleme për mbrojtësin e Barcelona-s, Nelson Semedo, i cili duket se ka marrë pjesë në një festë private të hënën e kaluar me 19 persona të tjerë në një lokal të Castelldefels.
Është shkelur norma e numrit maksimal të 15 individëve dhe ajo e përdorimit të maskave dhe të distancimit social.
Futbollisti portugez është vënë në shënjestër nga Inter-i, Juventus-i dhe Manchester City, që ofron në këmbim Joao Cancelo.
Barcelona kë kërkuar të vihet në zotërim të imazheve të telekamerave të pranishme në lokal, për të kuptuar nëse duhet të marrë ose jo masa disiplinore kundër lojtarit.