Telashe për kombëtaren kuqezi, largohet nga kombëtarja ylli i skuadrës

Nuk kanë fund problemet e dëmtimeve në Kombëtaren shqiptare.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje, për shkak të një problemi në gju.

Kuqezinjtë zhvilluan ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.

Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Xhanluka Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin. Skuadra vazhdon të stërvitet intensivisht për këto dy sfida mjaft të vlefshme për kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *